Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që rikonfirmoi në detyrë anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani.
Deputeti i PD Enkeleid Alibeaj tha nga selia blu se u konfirmua ajo që ishte paralajmëruar nga opozita. Sipas Alibejat, vendimi i sotëm tregon se procesi i Vettingut është kthyer në farsë politike.
“Nëse vettingu nuk do ishte i korruptuar politikisht, sot Ardjan Dvorani duhej shakrkuar për fshehje të pasurisë dhe mungesë integriteti.
Nëse miku i familjes së Fatmir Xhafaj, ka pasur kontakt me Agron Xhafajn, kjo duhej sqaruar. Konfirmimi në detyrë i shërbëtorit të Ramës lajm i keq për procesin e Vettingut. Duke i vënë vulën e një procesi farsë dhe politik. PD po ndjek çdo rast të Vetitngut ku konfirmohet në detyrë çdo shërbëtor i Edi Ramës”, tha Alibeaj./a.m.
Ore kta nuk i mar vesh une. Kur i djeg vettingu gjyqtaret thon pse na lini pa gjykate, kur i kalon vettingu thon pse i kaloni bobo ca lloj njerzish