Edhe një futbollist shqiptar do të luajë sezonin tjetër në Serie A, Lirim Kastrati është lojtar i Bolognas.
19-vjeçari ka luajtur sezonin e shkuar për juniorët e Romës, kurse me kërkesë të Filippo Inzaghit i cili është emëruar si trajner i Bolognas, ai është transferuar në Renato Dall’Ara, ku ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare.
Kastrati që luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe qendërmbrojtës ka zhvilluar dy paraqitje me përfaqësuesen A të Kosovës, përgatiti Zëri. (b.an)