Ka nisur restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri. Lajmin e mirë e bën të ditur Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila inspektoi kantierin dhe pa nga afër ecurinë e e punimeve. Shoqëruar nga inxhinierët e Institutit të Monumenteve dhe drejtues të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë në Gjirokastër, Kumbaro vlerësoi përkushtimin e banorëve të fshatit Frashër, që janë kujdesur prej vitesh për këtë monument të rëndësishëm të kulturës dhe historisë lënë në mëshirën e fatit nga ‘qeverisjet’ dhe shprehu mirënjohje për Marjanën, kujdestaren e shpirtit të Frashërllinjve.
Shkrimi i ministres në rrjetin social facebook:
“O vëndëthit e bekuar, ju mëndjen ma dëfreni”
Në vendin e Frashërllinjve
Në kantierin e restaurimit të Shtëpisë Muze për vëllezërit Frashëri, harruar prej qeverisjeve
Me Marjanën që prej 25 vitesh kujdeset për të me shumë dashuri
#RrugëtEKujtesës
Restaurimi i Shtëpisë Muze të vëllezërve Frashëri është projekt i programit “Rrugët e Besimit” të Ministrisë së Kulturës. Ai parashikon ndërhyrje restauruese në strukturë, restaurimin e elementëve arkitektonikë të brendshëm si: ndërkatet e drurit, shkallët, dyert dhe dritaret. Gjithashtu, terreni përreth banesës, brenda rrethimit, do ti nënshtrohet ndërhyrjeve rehabilituese të përgjithshme. Në shumë nga dhomat e ekspozimit ruhen ekspozitorët dhe stendat e projektuara gjatë kohës kur banesa u rikonceptua si shtëpi-muze.
ma.me