Cristiano Ronaldo është pa diskutim lojtari më punëtor që ka parë ndonjëherë historia e futbollit modern, sipas specialistëve.
Ai vazhdon ende ti çudisë të gjithë me fizikun e tij të pabesueshëm. Përpara se të transferohej te Juvnetusi një test mjekësor te klubi i Realit të Madridit tregonte se lojtari ka një moshë biologjike prej 23 vjetësh.
Por testi më i fundit mjekësor te Juventus tregon se ai ka 7% masë dhjamore dhe një masë të plotë muskulature prej 50%.
Ndërkohë sulmuesi ka arritur të kapë shpejtësinë 33.98 km/h në kampionatin Botëror.
Bazuar në këto të dhëna biologjike, ai tashmë krahasohet me një 20 vjeçar, përgatiti Express. (b.an)