Greqia po kalon një situata alarmante si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë në periferi të Athinës.
Sipas raportimeve nga mediat greke, situata ka dalë jashtë kontrollit dhe zjarret kanë përfshirë dhjetëra banesa, biznese apo godina të ndryshme.
Numri i viktimave ka shkuar të paktën 54. Vetëm në një vend pranë një restoranti në Mati të Atikës janë gjetur 26 trupa njerëzish të djegur, midis tyre edhe fëmijë, ndërsa 150 persona ndodhen në spital, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën.
Bilanci pritet të rëndëohet edhe më tej pasi disa të plagosur kanë plagë të rënda. Flakët janë përhapur në dhjetëra vatra masive në të dyja anët e kryeqytetit grek.
Një ditë më parë autoritetet u bënë thirrje qytetarëve të braktisin banesat pasi flakët dolën jashtë kontrollit. Qeveria greke ka këkruar ndihmë ndëkrombëtare.
Vendet evropiane i janë përgjigjur thirrjes ndërkohë qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme./a.m.