Disa ditë më parë kryetari i Partisë Demokratike të Gramshit Elmas Haruni, u bë protagonist i një ngjarjeje të shëmtuar ku ai fyente me fjalë nga më banalet punonjësit e policisë që kishin ndaluar mjetin me të cilin ai udhëtonte si pasagjer.
Pasi u shoqërua në komisariat, ai më pas u la i lirë ndërkohë u arrestua shoferi që rezultoi në gjendje të dehur.
Disa ditë pas ngjarjes, Haruni ka kërkuar ndjesë publike për fjalorin. Por, ai akuzon policinë se stisi ngjarjen me provokime.
“Ishte nje ngjarje shume provokative dhe me shume stres pertej cdo ekstremi njerezor. Policia ndaloi makinen, sikur kishte marre sinjale per kanabis apo droge, ndaj dy arsimtareve pa asnje arsye, pervec faktit qe kishim mbyllur nje aktiv te PD”, shkruan Haruni.
Ai thotë se në momentet e ofendimeve, kishte gjysmë ore i bllokuar në makinën në tepmeratura të larta. Haruni u kërkon ndjesë nxënësve tëtij për fjalorin banal që përdori.
“Na mbyllen brenda makines me te vetmin synim qe na lodhnim fizikisht dhe psikologjikisht, sikurse edhe duket ne videon e shperndare ne te gjithe rrjetet sociale (jo nga policia), ku gjithsesi duhet te theksoje qe kishte kaluar mbi gjysem ore torture psikologjike. Doja ti tregoja keto, per te treguar gjendjen emocionale dhe psikologjike, nen te cilen une dola nga vetja duke perdorur fjalor per te cilen nuk ndjehem mire dhe do te doja qe tju kerkoja ndjese te gjithe shokeve, miqeve, kolegeve dhe vecanerisht nxenesve te mi”, shkruan Haruni./a.m.
VIDEO +18/ “Ju q* motrën, by**, mbajeni mend”, ja si i kërcënon policët kreu i PD