Portieri i Manchester Cityt, Joe Hart, thotë se lëvizja e tij e ardhshme duhet patjetër të jetë e përhershme pas dy huazimeve larg nga kampioni i Anglisë. Hart insiston se nuk do ta refuzojë asnjë ligë për të vazhduar karrierën vetëm që të largohet nga City njëherë e përgjithmonë.
Portieri 31-vjeçar, i cili iu bashkua Cityt në verën e vitit 2006, ka regjistruar vetëm një paraqitje me të prej vitit 2016 kur në postin e trajnerit erdhi spanjolli Pep Guardiola, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Dy edicionet e fundit, Hart i ka kaloi te Torino në Serie A dhe West Ham Unitedi në Premier League – i huazuar. Me skuadrën e Cityt ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.
“Kam pranuar të huazohem në dy edicionet e fundit për shkak se kisha nevojë për minutazh për shkak të Kampionatit Botëror. Por në fund më ndodhi e papritura, pasi mbeta jashtë botërorit”, është shprehur Hart.
“Unë kam nevojë të jem lojtar i rëndësishëm në ekip dhe mendoj se kjo mund të ndodhë vetëm nëse bëjë lëvizje të përhershme. Pra, dua që City të më shesë dhe jo të më huazojë. I dua të gjitha ligat dhe këtë e kam dëshmuar kur isha pjesë e Torinos në Serie A. Nuk do ta refuzoj asnjë ligë, pasi jam i hapur për të gjitha klubet. Kam ardhur në pikën e karrierës kur dua të largohem përfundimisht prej Cityt”.
Hart u paraqit te skuadra e Cityt në miqësoren e zhvilluar kundër Borussia Dortmundit në kuadër të turneut “International Champions Cup”. Por gjasat që ai të jetë titullar te City në edicionin e ri, janë minimale. Në të vërtetë, Hart është portieri i tretë tek ekipi i Guardiolas, pas brazilianit Ederson që është zgjidhja e parë dhe rezervistit Claudio Bravo…, përgatiti Koha. (b.an)