Personi që shihni në foto është i riu që humbi jetën sot tragjikisht në Velipojë, teksa tentonte që të shpëtonte nga mbytja të fejuarën e tij.
Ervid Palaj, 30 vjeç, ishte bashkë me të fejuarën e tij në plazh, ndërkohë që kjo e fundit rrezikoi të mbytej nga dallgët.
Në përpjekje për ta shpëtuar atë, duke e mbajtur në sipërfaqe të ujit, i riu humbi jetën. Pavarësisht se viktimës, një punonjës social, pushuesit i dhanë ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte.
Fatmirësisht partnerja e tij është shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /b.d