Partia Demokratike duket se ka marrë pushimet verore. Lideri historik i PD-së ka përshëndetur qytetarët duke shpërndarë edhe një lajm.
Ai thotë se ka vendosur një rekord personal duke fituar çmimin e Saharasë. Për këtë ish-kryeministri i referohet një… aplikacioni në celular.
“Miq, Fitbit me dergoi Çmimin e Saharase, dmth kam pershkuar me kembe 4800 km pra te gjithe gjatesine e saj nga Oqeani Atlantik ne Detin e Kuq! Nga zemra ju uroj te diele te mbare! sb”, shkruan Berisha i cili duket mjaft i ngazëllyer për rekordin në ecje. /b.d