Procedohet penalisht në gjendje të lirë, kreu i komunës Lekas të Korçës, Shefki Mollaj.
Sipas specialistëve të Sektorit per Krimin Ekonomiko-Financiar në Drejtorine e Policisë Qarku Korçë, 56-vjeçari akuzohet se u ka bërë likujdimin financiar të dy punonjësve të Komunës për dy muaj, edhe pse këta të fundit nuk kanë ushtruar detyrat përkatëse.
“Procedimi ndaj tij filloi pasi ky shtetas ka bërë pagesën mujore për dy punonjës të Komunës të tij, për muajt shtator- tetor 2014, pavarësisht se ata nuk kanë qënë në detyrë, në këto dy muaj pasi rezultonin të larguar në shtetin grek” thuhet në njoftimin e policisë.