Një shqiptare u arrestua të premten në veri të Athinë pasi policia i gjeti 1 kilogram kokainë, të fshehur në kopshtin e shtëpisë.
48-vjeçarja e kishte groposur drogën në kopshtin e shtëpisë, ndërsa mediat greke nuk bejne te ditur identitetin e saj.
Kokaina ishte futur në një kavanoz me oriz dhe ishte groposur në një thellësi prej 55 centimetrash.
Autoritetet ushtruan kontroll në shtëpinë e shqiptares pas hetimeve ku ajo dyshohej të ishte pjesë e një rrjeti shpërndarjeje droge. Rrjeti operon në kampet rome në veriperëndim të Athinës.
I njëjti grup ku bën pjesë edhe shqiptarja pësoi një goditje të fortë nga autoritetet në fund të Qershorit, ku u vune ne pranga 24 persona të dyshuar si anëtarë të bandës kriminale të moshës nga 20 deri në 71 vjeç./a.m.