Mijëra euro janë zbuluar nga një grua 82-vjeçe që po ecte në rrugët e Vicenzës, dhe nuk u mendua dy herë por shkoi në rajonin më të afërt të policisë.
Kjo është një shenjë ndershmërie, e pazakontë në ditët e sotme. Ajo po kalonte në rrugën mes Battaglione Framarin dhe Legione Antonini, kur gjeti një zarf në tokë, pa emër dhe adresë.
E shtyrë nga kurioziteti, hapi zarfin dhe pa mijëra kartëmonedha euro, të cilat i dorëzoi tek një agjent i policisë.
Policia ka nisur hetimet që të gjejë pronarin, por ligji thotë se nëse askush nuk i kërkon brenda një viti, paratë do t’i kthehen personit që i gjeti./a.m.