Nga Natalia Antonova
Që samiti Trump-Putin në Helsinki, ishte një katastrofë diplomatike për Shtetet e Bashkuara kjo është e padiskutueshme, pavarësisht shpjegimeve dredhuese se si president Donald Trump hodhi “aksidentalisht” poshtë komunitetin e vet të inteligjencës, nën favor të Rusisë.
Megjithatë, humbësja më e madh e menjëhershme e këtij takimi mund të jetë Ukraina – një vend që mediat perëndimore e kanë braktisur gjerësisht, edhe pse ushtarët e saj vazhdojnë të vdesin në një konflikt gati “të ngrirë”, në një betejë pa krye kundër Rusisë, dhe forcave të mbështetura prej Moskës në lindje të vendit.
“Djemtë tanë të vrarë nuk janë asgjë për Trump”. Është një refren i zakonshëm që e kam dëgjuar nga njerëzit në Ukrainë, që pas Helsinkit. Pavarësisht nëse zgjedhim ta pranojmë apo jo, Ukraina kullon ende gjak që nga konflikti në Donbas – dhe SHBA-ja supozohej t’i bashkohej ukrainasve kundër kërcënimit të Vladimir Putin.
Megjithatë, administrata Trump ka qenë prej fillimit e paqëndrueshme në marrëdhëniet e saj me Rusinë, dhe akuzat se Moska ka ndërhyrë në zgjedhjet që përfundimisht e ngjitën Trumpin në pushtet, luajnë një rol të madh në këtë sjellje.
Sipas shumë të dhënave, Trump nuk pritej të fitonte në vitin 2016, dhe tashmë ka frikë se mos duket një president i paligjshëm. Kjo është arsyeja, se përse Putin ka deklaruar me qetësi për mediat e tij shtetërore, se ai dhe Trump diskutuan se si mund gjejnë zgjidhjen më të mirë për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
Putin nuk do të zbulonte aq shumë, në rast se nuk do të ishte mjaftueshëm i bindur, se gjithçka që thuhej do të ishte e dobishme për Rusinë në një plan afatgjatë. Sepse Trump dëshiron të luajë butë, të paktën për momentin.
Ndryshe nga shumica e amerikanëve, ukrainasit përdoren për dredhi të poshtër politike – kjo është ajo që ata kanë pësuar vazhdimisht si një komb. Dhe përfshin edhe tradhtinë nga elita e vet paturpësisht e korruptuar politike, përveç dhunës dhe mashtrimit që vjen nga Kremlini.
Edhe pse shoqëria civile ukrainase ka lulëzuar në epokën e re post-Euromaidan, pavarësisht nga një kërcënim ekzistencial nga ana e Moskës, struktura politike lokale ka mbetur e zhytur në skandale, dhe ndaj saj ka shumë pakënaqësi.
Pasi pashë reagimet tronditëse në samit, gjithçka që dëshiroja t’u tregoja amerikanëve të tjerë ishte diçka që do të ishte e qartë edhe për shumicën e ukrainasve:Presidenti Trump interesohet më shumë për markën e tij personale, dhe reputacionin si një “marrëveshje-bërës”, sesa për sigurinë kombëtare dhe imazhin e kombit të tij.
Për shumicën e amerikanëve, ky është një zbulim i neveritshëm dhe zhgënjyes. Për shumicën e ukrainasve, kjo është thjesht politikë. Njëkohësisht, do të ishte e mençur të kujtojmë se Trump është jashtëzakonisht jo koherent mbi shumicën e çështjeve, e lëre më pas mbi politikën e jashtme.
Putin, i cili tani ka pranuar në thelb se donte fitoren e Trump, edhe pse refuzon të pranojë ndërhyrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, duket se e mban këtë në mendje. Kjo është një nga arsyet pse ai është optimist dhe ende i rezervuar ndaj Trump.
Ndërsa Putin në veçanti ka qenë në pushtet për aq gjatë, sa që instinktet e tij janë duke u zhdukur, një kthesë e papritur nga ana e Trump në lidhje me ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse, është e detyruar të ndodhë dhe mund të jetë në kartat e lojës. Dhe Putini, ka të ngjarë ta shohë atë të përdoret shumë shpejt.
Për të gjithë gabimet e veta, qeveria e Ukrainës e kupton edhe këtë. Kjo është arsyeja pse ne nuk kemi parë një reagim të zëshëm nga Kievi pas takimit të Helsinkit. Nga njëra anë, Ukraina është thjesht një peng i lojës më të madhe, ose më mirë, kaosit më të madh, që po ndodh në skenën botërore.
Nga ana tjetër, dëshira e Trumpit për t’u menduar si planprishës politik, do të thotë që Ukraina mund të përfitonte shumë mirë kur presidenti amerikan të vendosë që ai duhet për shembull, të duket më heroik, ose kurdo që mund të ndodhë një përplasje me Putinin.
Udhëzimet për të braktisur çdo lloj shprese, u shkruan shkëlqyeshëm mbi portën hyrëse të Ferrit të Dantes. Për ata që duan të hyjnë në ferrin e sotëm politik, braktisja e të gjitha arsyeve ka më shumë kuptim. Nga pakujdesia e Trump në Helsinki, tek përpjekjet e tij për të zbutur më pas situatën, ka një panoramë e njohur për ata prej nesh që i kushtojnë vëmendje të Shtëpisë së Bardhë:askush nuk e nis dot këtë “avion”, nëse nuk llogarisni egon e Trump – dhe duket qartazi se këshilltarët e Trump nuk e llogarisin fare këtë.
Për ata prej nesh në Kiev ose për këtë çështje edhe në Londër, është mirë që të rezistojnë, dhe të presin që stuhia të zbutet. Për ata prej nesh në Uashington, është më mirë të rezistojmë sa më shumë që të mundemi ndaj status kuosë së çuditshme dhe gërryese.
Një tjetër mësim i vlefshëm që ukrainasit na kanë kaluar neve është ky:autoriteti moral dhe etik i shtetit, është tmerrësisht i lehtë për t’u minuar, dhe në fund të fundit për t’u shkatërruar. Dëmi që Trump po i shkakton institucioneve amerikane dhe pozitës globale të Amerikës, do të jetë i vështirë të zhbëhet – dhe ka të ngjarë që ai të marrë forma shumë të shëmtuara para fundit. Pas-godijet do të ndihen në Shtetet e Bashkuara, por gjithashtu shumë më larg. Problemi me Ukrainën, mund të jetë vetëm fillimi.
Shënim: Natalia Antonova, është gazetare dhe dramaturge ukrainase-amerikane me banim në Nju Jork
“The Guardian” – Në shqip nga bota.al
a.ç