Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi në kulmin e sezonit veror ka prezantuar sot 16 zonat prioritare për zhvillimin e turizmit. Që nga bregdeti dhe deri tek malet Klosi tha se Shqipëria ka një mundësi të artë për të zhvilluar turizmin dhe se qeveria po bën të pamundurën që të arrihen standardet europiane. Duke u ndalur tek shifrat, ministri tha se vetëm në vitin e fundit ky sektor ka sjellë 30 milion euro të ardhura më shumë në ekonominë shqiptare.
Ja zonat e mbrojtura
2 km nga vija bregdetare
Parku Natyror i Alpeve
Parku Natyror i Korabit
Parku i Belshit,
Liqeni i Ohrit dhe Prespa.
Liqeni i Ulzës
Lugina e Vjosës,
Lugina e Zagorisë
Parku Natyror i Lurës,
7 liqenet e Lurës
Zona e Dajtit
Mali i Tomorrit
Kanionet e Osumit,
Pyjet e Sherbenik-Jabllanicë
Mali i Moravës
Zona e Rinasit /ma.me/javanews.al