Policia Rrugore e Elbasani ka marrë një aksion për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. Gjatë aksionit janë arrestuar në flagrancë:
• Aleksandër B., 57 vjeç , banues në lagjen “Visarion Xhuvani”, Elbasan. Arrestimi i këtij personi u bë i mundur, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur.
Po ashtu në vijim të aksionit Policia Rrugore e Elbasanit ka vënë nën pranga:
Almjant U., 20 vjeç, banues në lagjen “Haxhias” Elbasan, pasi në bulevardin “Qemal Stafa” Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar motoçikletën pa Leje drejtimi. Si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë dy drejtues të motomjeteve për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
a.ç