Chelsea ka refuzuar një ofertë prej 107 milionë funteve që Real Madridi i ka ofruar për Eden Hazardin.
Belgu pas përfundimit të Botërorit kishte pohuar se është koha për një sfidë të re – duke shtuar zërat për kalim te Reali që pritet të vijë me ofertën e dytë për të.
Calciomercato ka raportuar se “Mbretërve” u është refuzuar një ofertë nga zyrtarët e Chelseat që synojnë përmirësimin e pagës për qëndrimin e Hazardit, pergatiti Koha. (b.an)