Pak para mbledhjes se qeverise, ku si cdo here merren edhe masat ndeshkimore per punonjesit qe shkelin ligjin dhe nuk kryejne detyren ne raport me qytetaret, kryeministri Edi Rama ka qene ne nje takim me disa qytetare qe kane gjetur zgjidhje pas ankesave ne “Shqiperiaqeduam.al”.
“Dëshmitë e njerëzve të zakonshëm që po përdorin gjithnjë e më shpesh platformën shqiperiaqeduam.al flasin vetë🙏 Zgjidhjet po shtohen, duke ndikuar në forcimin e përditshëm të mesazhit tek drejtuesit e punonjësit e zyrave të shtetit👍Kush nuk u përgjigjet në kohë njerëzve të zakonshëm, nuk i ikën dot përgjegjësisë në rast se problemet që u krijojen nga administrata i bëhen me dije qeverisë përmes Platformës së Bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al”, shkruan Rama ne postimin ne FB ne lidhjen Live.
Redi Kola tha se pas 8 vitesh kishte marrë certifikatën e pronësisë, ndërsa e prekur falënderoi platformën. Po ashtu ajo i kërkoi live kryeministrit një përqafim, në shenjë mirënjohje për problemin që i ishte zgjidhur.
“Kam 8 vite që më është bërë padrejtësi nga Hipoteka. Prona iu hoq burrit tim, dhe iu dha vjehrrës. Ia morën. Ngelëm dyerve të Hipotekës, dhe me vuajtje e halle se kam lindur e madhe, kam dy vajza. Faleminderit shumë për këtë që bëtë. Donin të vinin dhe vajzat, dhe më thanë; mami të lutem bëj një fotografi me Edi Ramën. Dua të të përqafoj. Më keni bërë gruan më të lumtur në botë, njëherë kur kanë lindur fëmijët dhe sot”, tha gruaja e prekur.
JA VIDEO
a.ç