Pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat, njëherë kur ia doli të rimerrte pasaportën e tij, e më pas kur e bindi Gjykatën e Apelit ta lirojë nga ‘arresti shtëpiak’, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë shfaqet i qetë në rrjetet sociale duke shijuar lirinë.
Përmes një postimi në ‘Facebook’ Tahiri ka publikuar disa foto ku shihet i biri buzë liqeni, ndërsa ish-ministri e shoqëron postimin me një dixhiturë: ‘liqenipaemer dhe nje burre 😁🌳☀’. Ndërkohë, ai nuk është ndalur me kaq, ndërsa ka publikuar një video ku shfaqet teksa noton. ‘Stil 🐸 deri ne breg 😁’, shkruan ish-ministri me humor, ndërsa noton stil bretkose.
Kujtojmë se kohët e fundit Tahiri ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa njëherë është shfaqur teksa shëtit me kalë buzë detit dhe një ditë tjetër merret me rritjen e bletëve.