Cristiano Ronaldo ka mbërritur në Torino. Foton e zbarkimit të portugezit në shoqërinë e të fejuarës, Georgina, në aeroportin “Caselle” e ka publikuar në “Twitter” Juventusi. CR7 pritej ditën e hënë në orën 10:00 të mëngjesit, por kishte edhe hipoteza se mund të vinte një ditë më parë në qytet. Dhe kështu ndodhi.
Fenomeni portugez ka mbërritur në prag të vizitave mjekësore dhe të konferencës për shtyp për prezantimin e nesërme me fanellën bardhezi. CR7 pra ka zgjedhur të zbarkojë pikërisht gjatë finales së Botërorit dhe të mbërrijë në Torino me disa orë para, ndryshe nga ç’ishte parashikuar. Portugezi mbërriti në orën 17:25 me një avion privat direkt nga Madridi: një lëvizje e studiuar për të shmangur turmat e tifozëve dhe kureshtarëve, në marrëveshje me klubin, që menaxhon aeroportin torinez.
Qui Caselle ? E' arrivato! Bem-vindo, @Cristiano! #CR7JUVE pic.twitter.com/tdBNZLJ3wp
— JuventusFC (@juventusfc) July 15, 2018
Nesër, në orën 16:00, sulmuesi do të jetë në Continassa, qendra e re sportive e bardhezinjve, që do të zëvendësojë Vinovon. Konferenca e prezantimit do të bëhet në “Juventus Stadium” në orën 18:30. Pastaj Ronaldo do të kthehet në Greqi për të mbyllur pushime me familjen.
Të premten, kampioni 33-vjeçar kishte lënë plazhet e Costa Navarinos në Greqi, duke mbyllur para kohe pjesën e parë të pushimeve që do të vijojnë pas prezantimit dhe kontakti i vërtetë me botën e Juves do të jetë të hënën.