Presidenti amerikan, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania u pritën sot në kështjellën Windsor nga mbretëresha Elizabeth II, një takim që ka shkaktuar shumë pakënaqësi në Britani të Madhe.
Çifti presidencial u prit nga monarkja 92 vjeçare, e veshur krejtësisht me blu, në oborrin e kështjellës, nën rrezet e diellit.
Elizabeth II ka ftuar më pas Donald Trump të shohë rojen e nderit, ushtarë të veshur me uniformën tradicionale të kuqe dhe që në kokë mbajnë kapelen e famshme me qime ariu.
Më pas pritet që mbretëresha dhe presidenti amerikan të pijnë një çaj.
Këto nderime nuk janë pritur mirë nga shumë britanikë dhe manifestuesit kundër Trump-it ishin zhvendosur sot në Windsor duke mbajtur pankarta ku lexohej “Thojini jo Trump-it”. /b.d