Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e së mërkurës kalimin e të drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 563 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre. Për Qarkun Berat (Berat, Ura Vajgurore dhe Kuçovë) numri i parcelave ndërtimore është 34, me sipërfaqe të përgjithshme 7.051 m². Për Qarkun Dibër numri i parcelave ndërtimore është një, me sipërfaqe të përgjithshme 500 m². Për Qarkun Elbasan numri i parcelave ndërtimore është 33, me sipërfaqe të përgjithshme 12.295 m².
Për Qarkun Korçë (Korçë, Devoll dhe Pogradec) numri i parcelave ndërtimore është 21, me sipërfaqe të përgjithshme 5.386 m². Për Qarkun Fier (Lushnjë dhe Fier) numri i parcelave ndërtimore është 28, me sipërfaqe të përgjithshme 9.172 m². Për Qarkun Shkodër (Shkodër dhe Malësi e Madhe) numri i parcelave ndërtimore është 15, me sipërfaqe të përgjithshme 5.201 m². Për Qarkun Lezhë numri i parcelave ndërtimore është një, me sipërfaqe të përgjithshme 71 m².
Për Qarkun Vlorë (Vlorë dhe Sarandë) numri i parcelave ndërtimore është 68, me sipërfaqe të përgjithshme 21.471 m². Për Qarkun Tiranë (Tiranë dhe Kavajë) numri i parcelave ndërtimore është 190, me sipërfaqe të përgjithshme 52.035 m². Për Qarkun Gjirokastër (Gjirokastër dhe Tepelenë) numri i parcelave ndërtimore është 102, me sipërfaqe të përgjithshme 22.107 m². Kompensimi financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet e legalizuara, në vlerë është 74.212.100,69 lekë.
ma.me