A mund ta imagjinoni se shkenca mund të zbulojë edhe ushqimin që ka konsumuar një person qoftë edhe nëse është një mumje mijëra-vjeçare?
Epo kjo ka ndodhur me mumjen e quajtur “Otzi”, e gjetur në vitin 1991 në Alpe. Bëhet fjalë për një gjahtar që ka vdekur para 5300 vitesh shkruan DailyMail.
Mumja i është nënshtruar studimeve të stomakut ku është zbuluar dreka e fundit e njeriut të epokës së bakrit. Në stomakun e tij u konstatuan nivele të larta mbetjesh mishi të dhive të egra të kohës.
“Një dietë me nivele të larta yndyrnash”, thonë studiuesit.
Studieuesi Frank Maixner deklaroi se “ky studim është mjaft i vyer për të kuptuar edhe më mirë mënyrën e të ushqyerit të njerëzve të hershëm”.
Ajo që u konstatua ishte se gjahtari e kishte konsumuar mishin të papjekur./JavaNews/a.m.