Në gjendje të rënduar psikologjike, vendosi që ti japë fund jetës duke mos përballuar dot më situatën e rënduar emocionale, në të cilën ndodhej.
Është kjo zgjedhja fatale e një të moshuari në Shkodër, i cili i dha fund jetës këtë të mërkurë.
Në banesë, është vetëhelmuar me fostoksinë Lekë Mema, 75 vjeç.
I moshuari u dërgua nga familjarët në spitalin e Shkodrës në gjendje të rëndë.
Por pavarësisht ndihmës së dhënë nga bluzat e bardha, i moshuari gjeti vdekjen pak më vonë.
Lidhur me rrethanat e vdekjes së tij, materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për ndjekje të mëtejshme. /b.d