Të famshmit shqiptarë kujdesen gjithnjë që të gjitha fotot që publikojnë të jenë perfekte aq sa ndonjëherë e teprojnë dhe bëhen qesharak. Jo rrallëherë ata kanë publikuar foto pas një sërë modifikimesh dhe ndërhyrjesh me fotoshop, duke u sulmuar ashpër nga fansat. Pas fyerjeve të shumta në komente, ata nuk janë menduar dy herë para se të fshinin foton. Por për fatin e tyre të keq, asgjë që publikohet në rrjetet sociale nuk mund të zhduket përfundimisht.
Aurela Hoxha pak kohë më parë postoi një foto me bikini pranë një pishine, por në tentativë për të zmadhuar të pasmet dhe holluar belin ajo ka shtrembëruar pishinën. Pasi fansat e dalluan menjëherë photoshopin, Aurela e fshiu foton
Kjo foto e Luana Vjollcës në pamje të parë duket shumë seksi, por kur fansat i vunë re photoshopin në krah, këngëtarja e fshiu.
Angela Martini mbetet një ndër femrat më të bukura shqiptare dhe nuk pritej që një modele si ajo të përdorte photoshop, por ja që ndodhi. Në një foto të postuar në Instagram Angela kishte photoshop-uar barkun duke e sheshuar ndërkohë që pasqyra i nxori gënjeshtrën. Angela më pas e fshiu foton.
Ingrit Gjoni ka dështuar me photoshopin gjithashtu. Këngëtarja postoi një foto seksi me body dhe geta, por dera prapa saj dukej e shtrembëruar. Fansave nuk kishte si t’ju shpëtonte dhe Ingriti u detyrua ta fshijë foton.
ma.me