Presidenti i Francës, Emmanuele Macron është dukur mjaft i kënaqur në shkallët e stadiumit “Krestovsky” të Shën Petersburg.
Macron, i cili ishte në stadium nën shoqërinë e Mbretit Philippe të Belgjikës dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, nuk mund ta fshehte lumturinë e tij pas golit të Umtiti, por në fund nuk kishte si të mungonte një shtrëngim duarsh mes tij dhe monarkut belg, Queen Mathilde.
Franca e siguroi finalen e Kupës së Botës pas atij goli të Samuel Umtiti të shënuar në minutën e 51-të.
Në finale të besuarit e Didier Deschamps do të përballet me fituesin e takimit të së mërkurës midis Anglisë dhe Kroacisë në Moskë. /a.ç