Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij grek, Aleksis Tsipras janë takuar në Londër, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.
Referuar negociatave mes dy vendeve, Rama dhe Tsipras kanë deklaruar se “Një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti mes Shqipërisë dhe Greqisë”.
Në postim në faqen e twitterit të Kryeministrisë thuhet se “Dy kryeministrat diskutuan rreth negociatave mbi një numër të madh çështjesh, që po drejtohen nga Ministrat e Jashtëm dhe vleresuan arritjet e deritanishme”.
“Ndonëse ka endë çështje që do të vazhdojnë të diskutohen nga ekipet negociatore, Kryeministrat Rama dhe Tsipras shprehen besimin se një zgjidhje pozitive mund të arrihet së shpejti”, thuhet në postimin e Kryeministrisë.
Javanews/a.ç