Real Madridi dhe Juventusi kanë mbyllur transferimin e Cristiano Ronaldos, nënshkrimin e shekullit, që ka ngërthyer mediat e mbarë botës ka prej një jave.
Transferimin e ka konfirmuar vetë klubi i Realit të Madridit.
‘Zonja e Vjetër’ ka siguruar shërbimet e 5 herë “Topit të Artë” për shifrën e 105 mln euro.
Për futbollistin portugez do të shkojnë 120 mln euro, të cilat do t’i përfitojë për 4 vite.
“Sot Real Madrid dëshiron të shprehë mirënjohjen e tij për një lojtar që ka dëshmuar të jetë më i miri në botë dhe që ka shënuar një nga kohët më të shkëlqyera në historinë e klubit tonë dhe futbollit botëror.
Përtej titujve të fituar, trofeve të arritura dhe triumfit në fushat e lojës gjatë këtyre 9 viteve, Cristiano Ronaldo ka qenë një shembull i përkushtimit, punës, përgjegjësisë, talentit dhe përmirësimit.
Ai gjithashtu është bërë golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madridit me 451 gola në 438 ndeshje”, thuhet në komunikatën e Realit të Madridit
Javanews/a.ç