Kritik me median dhe stilin shqiptar. Ky ka qenë konkluzioni i Remzi Lanit, drejtues ekzekutiv i Institutit Shqiptar të Medias kur në panelin e djeshëm të ministrave të jashtëm të Ballkanit, me zyrtaret e BE në Samitin e Londrës, ka deklaruar se kërkohej “zbatimi i ligjit në media”.
Duket se deklarata e Remzi Lanit, është komentuar në rrjetet sociale nga të pranishmit në sallën e konferencës.
“Ne kemi ligje me standardet evropiane, por kemi një stil ballkanik të implementimit të tyre. Kemi shumë të nevojshme zbatimin e ligjit në media” tha Remzi Lani, duke iu referuar medias shqiptare, por edhe medias ballkanike.
Ditën e djeshme, në ditën e parë të Samitit të Londrës, ishin ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit por edhe të komisionit Evropian, në prani te komisionerit Hahn që diskutuan mbi përfitimet që do të ketë në fushën e digitalizimit, Ballkani Perëndimor, raporton neësbomb.al.
Sot, niveli i Samitit kalon te kryeministrat, për të folur për perspektivën evropiane të ballkanit perëndimor. /b.d