Ministrja e Kulturës dhe deputetja e zonës, Mirela Kumbaro ‘u ndesh’ në skenë me ‘Ministren’ e Portokallisë, ku me humor dhe batuta tregoi karakteristikat e veçanta të ‘gjirokastritit’, pa lënë mënjanë edhe l’ibohovitin’. Kumbaro 1 dhe Kumbaro 2 ishin pothuajse të njëjta, falë interpretimit të aktores Renata Caci, apo ‘Luzes” së Portokallisë.
“Verë dhe Portokalle” udhëtoi gjatë fundjavës në Gjirokastër, ku një publik i gjerë edhe nga rrethinat ndoqi për rreth 2 orë programin e përshtatur me batuta nga jugu dhe humor që përfshinte qytetin dhe karakteristikat e veçanta të humorit gjirokastrit.
Spektakli i humorit “Verë dhe Portokalle” është pjesë e kalendarit turistik veror 2018, hartuar nga Ministria e Kulturës, ku përfshihen rreth 70 shfaqje në zonat bregdetare nga Velipoja në Dhërmi, nga Shëngjini në Korçë, nga Shkodra në Ksamil. /ma.me