Prokuroria e Vlorës do kërkojë caktimin e masës së “arrestit në burg” për Emiljano Nina, 23-vjeçarin të arrestuar dy ditë më parë në “Club Havana” në Dhërmi. Nina, njihet si kushëri i afërt i E.M, një personi mjaft të njohur për policinë dhe prokurorinë Shqiptare.
Një burim pranë prokurorisë së Vlorës tha për “Shqiptarja.com” se Nina nuk ka asnjë lidhje me Emiljano Nino (Tasho) të arrestuar dhe dënuar nga Apeli Tiranë në nëntor të 2016 me 14 vite burg për vrasjen e Enton Nikaj në një lokal në zonën e malit të Dajtit.
“Janë dy persona të ndryshëm që kanë të gjeneralitete të njëjta”- thanë burimet pranë akuzës së Vlorës. Kushëriri i E.M., u arrestua në Dhërmi, pas një konflikti me armë që pati me disa persona të tjerë, të pranishëm në ambjentet e brendshme të “Clab Havana”.
Sipas burimeve, të dyja palët janë konfliktuar njëri me tjetrin ku debati fillimisht ka nisur për femra Emiljano Nina, ka përdorur armën duke qëlluar katër herë në ajër. Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar. Për këtë ngjarje është shpallur në kërkim policor dhe një person tjetër me mbiemrin Paco, si i implikuar në ngjarje por ky i fundit nuk është arritur ende të lokalizohet dhe arrestohet nga uniformat blu.
Tre akuzat për Emiljano Nina
23-vjeçari Nina pritët të përballet në gjykatën e Vlorës me tre vepra penale. Prokurori i çështjes, ka administruar të gjithë materialin që ka servirur policia, duke arritur në konkluzjonin se Nina, duhet të qëndrojë në masën e “arrestit në burg”. Ndaj Nina janë ngritur tre akuza, dhe më konkretisht “Armë mbajtje pa lejë”, “Kanosje” dhe “Prishjes e qetësisë publike”.
Sipas burimeve të prokurorisë në këtë përplasje mes dy grupeve të përbërë nga djem të ndryshëm që kishin frekuentuar ambientet e “Clab Havana”, nuk ka pasur asnjë të lëndur. “Të vetëm që janë lënduar pak, kanë qënë disa klientë të cilët kanë marrë disa gërvishtje nga xhamat, të cilët janë thyer nga plumbat”-thonë burimet pranë prokurorisë.
Njëri në kërkim
Për këtë ngjarje kriminale policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim dhe një person tjetër,me mbiemrin Paco. Ky i fundit ka qënë prezent dhe aktiv në këtë përplasje fizike dhe me armë, dhe për pasojë policia e Vlorës e ka shpallur në kërkim. Gjatë këtyre ditëve, janë ushtruar disa kontrolle, por pa mundur të lokalizojnë dhe arrestojnë personin e dytë.
ma.me