Ky është basti i bërë nga lëvizja ‘’CEO Sleepout’’, e cila është bërë e njohur duke i shitur ofruesve më potencialë si drejtorë të përgjithshëm dhe miliarderë të planetit netë akomodimi në vende të pazakonta për të financuar vepra të mira në mbështetje të më të varfërve.
Asnjë ankand i këtij lloji nuk është zhvilluar më parë në Afrikën e Jugut, u shpreh me anë të një postimi në internet fondacioni.
Ofruesi potencial do të fitojë të drejtën të kalojë një natë në ambjentet e brendshme të qelisë historike numër 7, aty ku Mandela kaloi tetëmbëdhjetë vite.
Ky vend ndodhet në ishullin e Robben Island, në brigjet e qytetit Cap, kjo dhomë e ftohtë betoni me përmasa 2,4 me 2,1 metër, aty ku u izolua presidenti i parë me ngjyrë i historisë së Afrikës së Jugut (1994-1999) është një nga burgjet më të famshme të botës.
E klasifikuar në trashëgiminë botërore të Unesco-s, burgu-muze vizitohet çdo vit nga më shumë se 300 000 persona.
Pasi bëri të flejnë në vitin 2016 disa sponsorizues nën një urë të Johannesburgut në mbështetje të të pastrehëve, fondacioni zgjodhi këtë vit të krijojë këtë aktivitet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës, 18 korrikun e ardhshëm.
Çmimi i një nate në qelinë e famshme më 18 korrik është përcaktuar me 250 000 dollarë dhe sipas ‘’CEO Sleepout’’, ankandet në internet janë rritur tashmë deri në 300 000 dollarë.
Emri i banorit fatlum do të njoftohet në mbyllje të ankandit më 16 korrik.
Fondet e mbledhura në këtë iniciativë do të përdoren për të financuar projektin ‘’nga burgu në Universitet’’ që do të mundësojë përmirësimin e arsimimit tek të burgosurit afrikano-jugorë.
Fondacioni Nelson Mandela është shprehur se ishte kundër iniciativës së ‘’CEO Sleepout’’ . /b.d