Ajo që duhet të ketë qenë një intervistë serioze rreth tensioneve politike në Poloni është bërë qesharake për shkak të një maçoku.
Jerzy Targalski, një akademik polak dhe një ish-aktivist i opozitës anti-komuniste, po jepte një intervistë për transmetuesin televiziv holandez NTR kur maçoku i tij Lisio vendosi të merrte pjesë në aksion.
Ndërsa Targalski po fliste në intervistën live, Lisio i cili ishte ulur në tavolinë, u ngjit mbi supet e akademikut. Më pas kafasha shtëpiake filloi që të ledhatohej tek pronari i tij ndërsa i mbështeste bishtin rreth fytyrës.
Profesor Targalski nuk e ndërpreu intervistën e tij pasi argumentoi se të gjitha sferat e jetës në Poloni janë ende të kontrolluara nga njerëz të ish-Shërbimit të Sigurisë, megjithëse ishte i detyruar të mbante bishtin e Lisio për të mos e mbuluar fytyrë.
Video është bërë virale në rrejtet sociale.