Përmbytjet dhe rrëshkitjet e dherave kanë lënë të vdekurr rreth 66 persona dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur në pjesën jug-perindimore të Japonisë.
Shiu i rrëmbyshëm i kësaj fundjave ka bërë gjithashtu që 2 milionë të tjerë të largohen nga shtëpitë e tyre. Sipas mediave ndërkombëtare deri më tani janë prekur tetë prefektura, duke përfshirë Kyoton dhe Hiroshiman.
Autoritetet thonë se, me të gjitha gjasat, kjo do të jetë fatkeqësia më e rëndë nga moti që ka parë ndonjëherë Japonia në dekada të tëra. Kryeministri Shinzo Abe tha se autoritetet janë përballur me një “garë kundër kohës”, për të shpëtuar dhe evakuuar njerëzit.
Mijëra forca policie, zjarrfikësish dhe ushtarësh po marrin pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit. Disa prej viktimave janë varrosur të gjallë nga rrëshqitjet e dherave, siç raporton agjencia e lajmeve të Kyodos.
a.ç