Anija shqiptare ‘Butrinti’ me mision në detin Egje ka shpëtuar një gomone me 41 refugjatë në detin Egje.
Emigrantët ishin nisur nga brigjet e Çeshmes në Turqi për në ishullin Kios në Greqi.
Anija Butrinti e Forcës Detare ia dorëzoi 41 emigrantët një anijeje të Frontex. Në gomone ndodheshin 10 fëmijë dhe 7 gra, 2 prej të cilave shtatzënë.
Anija Butrinti patrullon në kuadër të operacionit të NATO-s në detin Egje.
a.ç