Arrestohen dy shqiptarë në Itali pasi akuzohen se kanë përdhunuar një 30-vjeçare italiane.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Altidona, ndërsa sipas mediave italiane, dy shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, banonin në komunën Pedaso.
Dy shqiptarët akuzohen se javën e kaluar kanë abuzuar seksualisht me vajzën italiane pas një ceremonie martesore që u zhvillua në një restorant.
Autorët e dyshuar thuhet se ishin kamerierë në këtë restorant, ndërsa vajza merrej me arredimin e ambientit. Gjatë dëshmisë së saj në polici vajza tregoi se mbante mend dy fytyrat e agresorëve të saj, të cilët e dhunuan seksualisht. Ajo pohoi mes të tjerash se kamerierët natën që ndodhi ngjarja e kishin dehur dhe më pas e kishin marrë me makinën e tyre. Pasi e çuan në një vend të izoluar, shqiptarët dyshohet se e kanë detyruar vajzën që të kryejë marrëdhënie seksuale me ta.
Pak pas aktit 2 shqiptarët e kanë braktisur 30-vjeçaren italiane gjysmë të zhveshur në komunën Pedaso.
Të dy shqiptarët tashmë janë vënë para Drejtësisë dhe do të përballen me akuzat për “përdhunim”./a.m.