Thuajse 1 mijë të huaj, emigrante te paligjshem, jane kthyer mbrapsht nga Greqia, vetem per muajin qershor.
Me shume se gjysma e personave te kthyer jane shtetas shqiptare, pasuar nga irakenë e pakistanezë.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë greke behet fjale per 984 deklarime policore të personave të cilësuar të paligjshëm dhe të deportuar nga Greqia drejt vendeve të tyre.
Në kurriz të këtyre vendeve të treta kanë qenë kthimet prapa dhe vendimet e dëbimit për hyrje të paligjshme në vendin tonë të personave të dëbuar, shkruan Panorama.
Numri më i madh i të kthyerve janë shqiptarë, 463 persona, irakenë 154, pakistanezë 115, gjerogjianë 62, turq 39, algjerianë 21 dhe iranianë 16 persona të kthyer.