PDIU ka reaguar pas votimin ditën e djeshme në Kuvendin e Shqipërisë të ligjit që i hap rrugë ndërtimit të Teatrit të ri kombëtar.
Përmes një reagimi për mediat, PDIU thekson se solidarizohet me artistët, dhe se për teatrin duhet të vendosin me referendum qytetarët e Tiranës.
“Dje në Parlament u votua akti që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar, një ndërtesë pasuri kulturore e shpirtërore e vendit. PDIU sot shpreh solidaritetin e saj dhe është në krah të artistëve, atyre që i dhanë kulturë, art e emocione këtij vendi. PDIU është me Teatrin si një ndër simbolet e këtij qyteti. Për të vendosur për Teatrin do duhej të zhvillohej referendum, sic bën çdo qytet normal”, thuhet në reagimin e PDIU
a,ç