Aktivistja e shoqërisë civile, Delina Fico ka reaguar rreth debatit për Teatrin Kombëtar.
Duke vlerësuar të drejtën e protestës, Fico përmes një postimi dënon gjuhen vulgare që është përdorur nga ata që kundërshtojnë ndërtimin e një teatri të ri.
“Si, more, mund të flasësh për artin e të përdoresh vetem fjale urrejtjeje dhe vulgare?”, shkruan ajo
Reagimi i plotë Delina Ficos:
I gjithe debati per Teatrin Kombetar dhe protestat paqesore jane krejt legjitime ne nje demokraci, si menyra per te shprehur kundershtine per nje projekt kulturor.
Por, gjuha vulgare e perdorur nga shumica e atyre qe e kundershtojne ndertimin e nje teatri te ri, sipas projektit te qeverise, me le pa tekst, qe thone ne Kosove. Si, more, mund te flasesh per artin e te perdoresh vetem fjale urrejtjeje dhe vulgare?
Si, more, mund te debatosh per nje ceshtje, e cila nuk ka te beje me shkelje flagrante te te drejtave te njeriut, e te hedhesh helm vulgar per kedo qe eshte rrotull – qeveritare, politikane dhe ish-politikane, aktore, njerez te tjere te artit, gazetare – qe nuk mendojne si ty dhe e perkrahin ndertimin e teatrit te ri sipas projektit te qeverise?
Si, more, nuk ka asnje pike fisnikerie ne kete qasje kundershtuese? Paaftesia e shume personave publike per te qendruar ne kufijte e edukates dhe etikes se shprehjes eshte trishtim i madh dhe nje nga plaget e renda te debatit publik ne vendin tone te vogel.
a.ç