Sektori i policisë rrugore ne Korçë gjatë muajit qershor ka dyfishuar masat administrative për drejtuesit e mjeteve në krahasim me në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një gjë e tillë është bërë me dije nga zyra e statistikave të këtij sektori.
Gjithnjë duke iu referuar këtyre të dhënave statistikore mësohet se në muajin e fundit janë vendosur në total 3063 masa administrative kundrejt 1046 që ishin vendosur në muajin qershor të vitit të kaluar.
Duke mbetur tek statistikat, në muajin qershor të vitit 2018 janë pezulluar 37 leje drejtimi ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2017 ka pasur vetëm 7 leje drejtimi të pezulluara.
Nga ana tjetër janë janë bllokuar 32 mjete dhe shtatë të tjera janë të sekuestruara si pasojë e mungesës së dokumentacionit përkatës.
E gjitha kjo e ardhur si rezultat i punës efektive që forcat e qarkullimit rrugor janë duke bërë në terren.
Rritje të ndjeshme mund të themi se ka edhe në arkëtimet e masave administrative ku niveli i arkëtimeve ka kaluar në 113% si pasojë e vjeljes së gjobave të këqija që kishin mbetur pa u paguar nga ana e drejtuesve të mjeteve.
Arkëtime këto që kapin një vlerë totale prej 7 milion e 400 mjië lekësh.
I gjithë ky produktivitet duhet thënë se ka ardhur si pasojë e shtimit të masave në të gjitha akset rrugore nga ana e kësaj policie sidomos tani në periudhën e verës ku edhe lëvizjet janë më të shumta përgjatë aksit kryesor të juglindjes nga Kapshtica e deri në Qafë Thanë.
a.c