Video tregon momentin kur një person shihet duke dhunuar babanë e sëmurë në spital.
Pamjet vijnë nga një spital në Pekin të Kinës.
Në video shihet se si djali i bërtet ashpër babait i cili më pas edhe e qëllon në gjoks.
Personi që ndodhej në dhomë, nuk ka ndërhyrë për ta ndaluar, por ka parë i qetë dhunën.
Zyrtarët e spitalit kanë deklaruar se kjo nuk është hera e parë, që i njëjti person keqtrajton të atin, ndërsa policia ka nisur hetimet.