Seanca maratonë në Kuvend ka shënuar surprizën e fundit mbrëmjen e së enjtes.
Partia Demokratike ka vendosur të mbledhë Grupin Parlamentar brenda në ambientet e Kuvendit për të diskutuar rreth vijimit të seancës për Ligjin e Teatrit.
Nga ana tjetër, deputetët socialistë dhe një numër ministrash do të marrin pjesë në ceremoninë e lamtumirës për ambasadorët Lu dhe Vlahutin.
Nuk dihen vendimet që pritet të marrë PD-ja, ndërkohë që dhjetëra qytetarë protestojnë kundër ndërtimit të Teatrit të ri. /javanews/b.d