Deputeti i PD, Tritan Shehu i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta që të bllokojë perzgjedhjen e ambasadorëve shqiptarë në botë mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal.
Përmes një postimi në Facebook, duke iu referuar seancës dëgjimore në Komisionin e Jashtëm me katër kandidatët për ambasadorë, Tritan Shehu thotë se dy prej tyre nuk i lidhte asgjë me sistemin tonë diplomatik.
“Keshtu vecse shkaterrohet Trupa Diplomatike shqiptare.
Sot nga kater ambasadore, qe u diskutuan ne Komisionin e Jashtem te Kuvendit, dy prej tyre nuk i lidhte asgje me Sistemin tone Diplomatik.
Pa dyshim dicka e tille eshte e pa justifikuar ne vitin 2018, kur diplomacia jone eshte rritur, profesionalizuar e ka ne perberje shume diplomate te niveleve te ndryshme me pervoje e aftesi. Nje politike e tille klienteliste jo vetem qe demton rende cilesine e Sherbimit tone Diplomatik nga vendosja e te tilla emerimeve larg profesionlizmit, por dhe duke demoralizuar e demotivuar diplomatet tane, qe kane vite qe kontribuojne me aftesi e pasion ne kete sektor tejet te rendesishem, duke pritur te shperblehen me karriere. I bej thirrje Presidentit Meta, qe duhet te thote fjalen edhe per keto raste te fundit, te tregohet nje barriere e pa kalueshme ndaj perzgjedhjeve te tilla, mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal këto”– ka shkruar Tritan Shehu në Facebook.
/b.d