Ekipi menaxhues për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, sot, si pjesë e procesit të hartimit të projekt-statutit të këtij Asociacioni, kanë biseduar me kryetarët e komunave me shumicë serbe.
“Në takim është biseduar për strukturën e ardhshme organizative të Bashkësisë së komunave serbe, të cilat do të rregullohen në bazë të Parimeve të përgjithshme të miratuara në Bruksel”.
“Sipas këtij dokumenti, Bashkësia e komunave serbe do të ketë këto organe: kuvendin, kryetarin, këshillin, bordin, administratën dhe zyrën për ankesa”, thuhet në kumtesën e dërguar nga Ekipi Menaxhues.“Bashkëbiseduesit kanë theksuar se është thelbësore që kompetencat e Bashkësisë së komunave serbe të mbeten ashtu siç janë përcaktuar në Marrëveshjen e parë të Brukselit”.
Ekipi menaxhues ka informuar se kryetarët e komunave serbe me aktivitetet e mëparshme dhe planet e ardhshme, përgatiti ”Klankosova”. (b.an)