PD i ka kërkuar organeve të vettingut të shkarkojnë kryeprokuroren Arta Marku. Deputeti Demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se Marku ka cënuar rëndë besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.
Alibeaj sulmoi kryeprokuroren duke e quajtur kamikaze të Ramës. Alibeaj tha se Arta Marku pritet të konfirmohet në detyrë sepse i shërben Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
“Procesi i vettingut është vënë në dyshime pasi nuk është i besueshëm. Arta Marku, kamikazja e Ramës, do konfirmohet në detyre, jo sepse mbush kriteret e aplikuara nga ligji, por sepse i shërben Edi Ramës. Arta Marku po shkel ligjin prej 6 muajsh, duke emëruar dhe shkarkuar prokurorë‘, deklaroi Alibeaj
PD sulmoi edhe organet e vettingut, me pretendimin se ka mbyllur sytë për kryeprokuroren
“Organet e vettingut duhet të verifikonin emërimet e kryeprokurores, por ata mbyllen sytë. Arta Marku ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarevë në shkelje të ligjit. Arta Marku bën ndërtime pa leje në shkelje të ligjeve në fuqi“, deklaroi Alibeaj
Alibeaj deklaroi se PD ka publikuar dokumente që vlejnë si prova të mjaftueshme për të shkarkuar Markun
“Kemi publikuar dokumenta tronditës se si Arta Marku harroi në burg për dy muaj një qytetar. Ky rast mjafton që Arta Marku të shkarkohej nga organet e Vetting-ut sepse ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të një qytetari”, shtoi Alibeaj.
Javanews/a.ç