Identifikohen dy shqiptarët të cilët u arrestuan dje pasi akuzohen se plagosën me thikë djalin e prezantueses së njohur italiane, Simona Ventura.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për Andi Arapin, 29 vjeç, me qëndrim ilegal në Itali dhe Albano Jakey, 24 vjeç.
19-vjeçari Niçolò Bettarini, djali i moderatores italiane Simona Ventura dhe ish-futbollistit Stefano Bettarini u qëllua 11 herë me thikë dhe mbeti i plagosur pas një sherri me një grup të rinjsh në një diskotekë ‘Old Fanshion’ të Milanos.
“Te njohëm, je i biri i Bettarinit, do të vrasim”- kështu mësohet t’i ketë thënë një nga të rinjtë që e qëlloi më pas me thikë. Fatmirësisht i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa dy shqiptarët do të përballen me drejtësinë.
a.ç