Dy qeveritë e Shqipërisë dhe Malit të Zi po zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në Shkodër
Rama deklaroi seanëtarësimi i Malit të Zi në NATO, solli stabilitet për rajonin
“Kemi një dialog si s’ka më të mirë politik. Na vjen mirë që na u dha mundësia ta shprehim me veprim të gjithë dashurinë dhe respektin për ju duke u mbështetur pa rezerva antarësimin e Malit të Zi në NATO. Edhe sot më skeptikët mund ta shohin se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka kontribuar më së miri”, tha Rama
Hapja e pikave të reja kalimtare që janë jo vetëm një sukses i këtij takimi, por edhe një bazë më të gjerë për vlera ekonomike dhe turistike”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se Mali i Zi është shembull për turizmin. Kryeministri Rama tha se mes dy qeverive ka një dialog shumë të mirë dhe është krijuar një urë e pazëvendësueshme e cila është një pasuri e madhe. i shtoi se Mali I Zi dhe Shqipëria duhet të heqin barrierat doganore për të lehtësuar në maksimum shkembimet tregtare mes dy vendeve.
“Do të forcojmë projektët mes dy vende. Shqipëria dhe Mali i Zi rrethohen nga bukuri të jashtëzakonshmë kulturore. Promovimi i përbashkët i tyrë dhe politikat e harmonizuara, do mundësojnë rritjen e kapaciteteve të turizmit. Jemi dy vende të bekuara me bukuri natyrore. Kemi gjetur gjuhën për të inkurajuar shkëmbimet kulturore. Të nxisim shkëmbimet tregtare, pasi nuk janë në nivelin e duhur”, tha Rama
Rama deklaroi se “fqinjësia e mirë me Malin e Zi është shembulli më i shkëlqyer i marrëdhënieve vëllazërore mes fqinjëve dhe ne jemi të lumtur që ndajmë kufirin me ju ashtu sikundër ndjekim me shumë dëshirë dhe respekt të gjithë progresin dhe përpjekjet tuaja të jashtëzakonshme, që e kanë transformuar rrënjësisht Malin e Zi duke e kthyer në një model referimi për të gjithë, në të gjitha aspektet”.
Edhe kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviç nënvizoi nga ana e tij se duhet avancuar në bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.
“Lidhjet mes dy popujve tanë janë të forta, ato do të vazhdojnë të fuqizohën edhe më tej. Në Shkodër ndihem si në shtëpinë time. Mali i ZI do mbështesë Shqipërinë në të gjitha përpjekjet integruese. Duhet të shikojmë përpara për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë“, deklaroi Markovic
“Duhet të zhvillojmë më tej bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik mes vendeve tona. Duhet te shfrytëzojmë kapacitetet e porteve tona për të rritur bashkëpunmin mes nesh.”
Javanews.al/a.ç