Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur seancën dëgjimore me kryeprokuroren Arta Marku në kuadër të procesit të rivlerësimit.
Vetë kryeprokurorja Marku nuk është paraqitur në seancë por përfaqësohet nga avokatja e saj Lirime Çukaj.
Trupa gjykuese përbëhet nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu.
Në lidhje me pasurine ILDKPKI raporton se subjekti Arta Marku nuk ka probleme.
Relatorja Suela Zhegu tha se KPK ka bere hetim administrativ per pasurine e Markut qe perfshin nje apartament 103 metra katrore me vlere 5 mln leke ne qytetin e Shkodres. Marku ka 50 perqind te apartalemtit te blere me kredi dhe i kane mbetur edhe 2 mln leke per te shlyer.
“Ne lidhje me figuren DSIK ka kryer kontroll dhe ka derguar nje raport i cili e gjen zonjen Marku te pershtatshme per detyren. Vleresimi profesional i kryer nga prokuroria e pergjithshme per Markun ka qene “shume mire nga 2003 deri ne 2016”, tha relatorja Zhegu.
Sipas relatores Zhegu, ne vitin 2016, Marku si prokurore ne Shkoder ka kerkuar arrest me burg per nje shtetas me inicialet A.B. qe akuzohej per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Kjo mase vleresohet si ekstreme, tha relatorja.
“Nga konventat europiane qe i kemi ratifikuar. Subjekti i rivleresimit nuk ka bere nje sthjellim te qarte se perse i pandehuri a.b. duhet te qendronte ne burg per drejtim mjeti ne menyre te parregullt. Kjo mase arresti me burg vleresohet si ekstreme nga KPK gjithashtu”, tha Zhegu.
Debatet me përfaqësuesin e ONM:
Avokatja e Markut tha “i qendrojme gjetjeve te KPK nuk kemi kundershti.
Kryesuesja Genta Tafa Bungo: Dua te di arsyet e mungeses se zonjes Arta Marku ne seance.
Avokatja: Zonja Marku e pa te arsyeshme qe une te ndodhesha ketu ne vend te saj.
Kryesuesja: Po, per arsye personale nuk pergjigjem me tej.
Perfaqesuesi i ONM Jacobs: Jam i zhgenjyer qe nuk eshte e pranishme. Doja te benim nje debat. Dua te bej disa komente per nje nga ceshtjet qe u diskutua ketu. Une shoh qe ne kete ceshtje ku nje drejtues eshte ndaluar teksa drejtonte mjetin ne gjendje te dehur, kur subjekti ishte prokurore. Une nuk e mbeshtes konsumin e alkoolin teksa drejton mjetin, por subjekti Arta Marku ka vite qe eshte prokurore, besoj se ajo e ben dallimin mes kriminelit dhe shkelesit te ligjit. Jo çdokush qe shkel ligjin eshte kriminel. Ne ne Belgjike dhe ne Itali ata qe perfundojne ne paraburgim me shume mundesi edhe denohen. Ketu ne Shqiperi vetem nje perqindje e vogel e atyre qe jane ne paraburgim marrin denim me burg, ndaj eshte shume e rendesishme qe te argumentohet hollesisht pse nje person duhet te rri ne burg teksa hetohet. Une ndaj doja te kisha sot ate ketu qe te debatonim profesionalisht.
Avokatja e Markut: Jam dakord me komentet e vezhguesit nderkombetar. Bazuar ne ligj, nje nga qellimet qe caktohen masat e sigurimit, ose kur kryhet arresti ne flagrance, nje nga qellimrt qe vendoset masa e sigurimit, parandalimi i pergjithshem i kryerjes se metejshme te veprave penale, ne kete veshtrim, edhe pse drejtimi i mjetit ne gjendje te dehur eshte formale, nese gjendemi perballe rrethanave te perseritjes se vepres penale, nga prokurori si subjekt qe kerkon mase sigurimi konsideron te pershtatshme caktim mase sigurimi te tille me efekt parandalimin e kryerjes se nje vepre tjeter penale sic mund te jene aksident me pasoja fatale. Jam dakord me konstatimin e vezhguesit qe gjykatat caktojne me shume masa me burg ne Shqiperi, por duhet ti bej me dije se eshte prokuroria qe kerkon keto masa dhe vendimin e merr gjykata.
Jacobs: E kisha fjalen qe prokurori duhet te sillte prova dhe shpjegime pse duhet te rrinte ne burg personi, pse reezikonte te kryente aksident, duhet ta provonte nje gje te tille. Ajo qe vleresoj te ajo eshte qe i arrestuari nisi gjyqin shume shpejt, pra dy jave pas arrestimit. Por masa e sigurise nuk eshte e argumentuar me prova.
Pas kesaj, avokatja kerkoi rikonfirmimin ne detyre, teksa kryesuesja tha se seanca rifillon neser ne oren 10:00.
Deklarata e pasurisë së Markut:
Arta Marku u zgjodh prokurore e Përgjithshme e Përkohshme në një seancë të tensionuar parlamentare në dhjetor 2017, kur deputetët e opozitës hodhën tymuese në shenjë proteste ndaj mënyrës së zgjedhjes së saj.
42-vjeçarja që punonte deri në atë kohë si zv.drejtuese e Prokurorisë së Shkodrës u ngjit në postin më të lartë të akuzës vetëm me votat e mazhorancës, pas 17 vitesh karrierë në sistemin e drejtësisë.
Marku do të përballet të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili përfaqësohet në këtë proces nga Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko dhe Suela Zhegu. Ajo është pjesë e listës prioritare të vetingut për shkak të pozicionit të saj në krye të Prokurorisë, por edhe se më parë kishte kandiduar për një post në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Arta Marku e ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002, kohë kur ka punuar për 1 vit si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Më pas ajo është transferuar në Shkodër, ku ka ushtruar detyrat si prokurore, drejtuese e Task-Forcës për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit si dhe zv. Drejtuese e Prokurorisë.
Në vitet 2010-2012 ajo ka qenë gjithashtu lektore pranë universitetit “Gjon Buzuku” në Shkodër për lëndët “Historia e Institucioneve”, “Penale e Përgjithshme” dhe Procedurën Penale.
Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të prokurores Arta Marku nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017. [Kliko për skedën në PDF].
Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.
Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku nuk zotëronte asnjë pasuri në vitin 2003-viti i parë i deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë. Ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e Znj. Marku kap vlerën e 5.4 milionë lekëve.
Pjesa kryesore në ndryshimin e pasurisë përbëhet nga një apartament me sipërfaqe 103 metër katrorë në qytetin e Shkodrës, i blerë së bashku me bashkëshortin për 5 milionë lekë në vitin 2006. Burimi i kësaj pasurie, sipas deklarimeve është një kredi bankare me vlerë 6.7 milionë lekëve.
Përveç kredisë për shtëpinë, Marku ka marrë edhe kredi konsumatore përgjatë viteve dhe një pjesë e kursimeve familjare kanë shkuar për shlyerjen e tyre. Në fund të vitit 2017, ajo zotëronte gjithashtu 450 mijë lekë kursime në cash.
Të ardhurat e familjes Marku përbëhen kryesisht nga të ardhurat e saj dhe të bashkëshortit, të cilat kapin në total vlerën e 25.6 milionë lekëve për vitet 2003-2017.
Ajo ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga mësimdhënia në masën 1.3 për qind si dhe nga dietat rreth 1.5 për qind.
Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin artimetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik mbi 14 deklarata pasurie të prokurores Arta Marku dhe asnjëra prej tyre nuk rezulton me probleme apo me diferenca të pajustifikuara.
Ndërkohë, BIRN ka identifikuar si “flamur të kuq” në këtë analizë deklarimin e pronësisë së ¼ të një apartamenti nga bashkëshorti i saj në vitin 2015, pasuri kjo që nuk ishte deklaruar në vitet e mëparshme.
Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.
Deklarata e pasurisë për vitin 2003
Deklarata e pasurisë për vitin 2004
Deklarata e pasurisë për vitin 2005
Deklarata e pasurisë për vitin 2006
Deklarata e pasurisë për vitin 2007
Deklarata e pasurisë për vitin 2008
Deklarata e pasurisë për vitin 2009
Deklarata e pasurisë për vitin 2010
Deklarata e pasurisë për vitin 2011
Deklarata e pasurisë për vitin 2012
Deklarata e pasurisë për vitin 2013
Deklarata e pasurisë për vitin 2014
Deklarata e pasurisë për vitin 2015
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Deklarata e pasurisë për vitin 2017
Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al
/b.d