Tjetër akuzë për Harvey Weinstein. Kësaj radhe, ish-producenti i fuqishëm i Hollivudit rrezikon burgun e përjetshëm.
Telashet e reja për ish-shefin e Miramax e kanë origjinën në një “akt seksual të kryer me forcë” në vitin 2006, ndaj një gruaje të tretë, që u shtohet dy të parave, akuzat e të cilave e çuan para drejtësisë.
Prokurori i Manhatanit, Cyrus Vance, bëri të ditur se juria ka kërkuar gjykimin e Weinstein për dhunë seksuale të sforcuar, një vepër kjo e gradës së parë.
a.ç