Kreu i PAA, Agron Duka i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në ‘News24’ me moderatoren Eni Vasili teksa është pyetur në lidhje me faktin nëse duhet të jepte dorëheqje ministri i Brendshëm, ndërsa ai pohoi se pavarësisht faktit se Xhafaj është i zoti në punën e tij, ai duhet të largohet pasi i vëllai është i dënuar për trafik droge.
“Nëse ministri i Brendshëm diskutohet për lidhje me krimin, zëvendësohet nga një tjetër edhe sikur të jetë i zoti, dhe i zoti është sepse unë e njoh Xhafajn, por fatkeqësisht vëllai i tij është i dënuar për trafikim dhe në këtë situatë nuk mund të vazhdojë”, tha Duka.
Ndërkohë, një tjetër çështje me rëndësi që u prek nga Duka ishte edhe reforma zgjedhore, që sipas tij po lihet pas dore qëllimisht. “Edhe neglizhente edhe e qëllimshme, por mendoj se kohët e fundit ka një angazhim. Nëse nuk do të zgjidhet është një situatë shumë e deformuar. Nuk do largojë partitë e vogla, se fakti ka treguar se kanë tentuar t’i largojnë, por ato kanë mbijetuar”, tha Duka./a.m.