Nga studioja e “Rudina” në Klan, Meri tha se “Brazili dhe Meksika janë duke u ndeshur. Njëra nga këto të dyja duhet të shkojë në finale dhe unë këtë unë nuk po e parashikoj vetëm sot, e kam parashikuar disa ditë më përpara në një kanal tjetër sportiv. Anoj pak më shumë nga Brazili, por do ta shohim.”
E pas fitores së sotme 2 – 0 ndaj Meksikës, Brazili sipas astrologes Meri e ka rrugën e hapur deri në finale.
Ndërsa përballë Brazilit, sipas saj do të jetë fituesja e çiftit çerekfinalist Francë – Uruguai.
“Nuk është se e kam menduar edhe kundërshtarin tjetër, por shikoj Uruguain; midis Uruguait dhe Francës, por më shumë Uruguait”, tha Meri.
Për të kaluar në gjysmëfinale, Brazili do të duhet të mposhtë fituesen e çiftit Belgjikë-Japoni, ndërsa Uruguai Francën. /b.d